​Marrëveshja Serbi – Rusi, ambasadori rus në OKB: Kemi lidhje historike me Serbinë

Ambasadori rus Vasily Nebenzya, në mbledhjen e Këshillit i Sigurimit të OKB-së ka kujtuar edhe njëherë lidhjet e forta që Serbia dhe Rusia kanë njëra-tjetrën, duke thënë se “Serbia dhe Rusia kanë lidhje historike”. Serbia dhe Rusia së fundi kanë nënshkruar një marrëveshje e cila u kritikua nga Perëndimi, për uljen e Serbisë në dy…

Lajme

28/09/2022 12:30

Ambasadori rus Vasily Nebenzya, në mbledhjen e Këshillit i Sigurimit të OKB-së ka kujtuar edhe njëherë lidhjet e forta që Serbia dhe Rusia kanë njëra-tjetrën, duke thënë se “Serbia dhe Rusia kanë lidhje historike”.

Serbia dhe Rusia së fundi kanë nënshkruar një marrëveshje e cila u kritikua nga Perëndimi, për uljen e Serbisë në dy karrige, ndërkohë që ka kërkuar shpjegime për marrëveshjen.

Duke komentuar këtë marrëveshje, ambasadori rus të martën para Këshillit të Sigurimit të OKB-së hodhi akuza se shtetet perëndimore po i kërkojnë Serbisë që të ndryshoj qasjen ndaj Rusisë, kur siç tha ai, dihen lidhjet historike serbo-ruse.
“Pikërisht pardje, kryetarja e komisionit të BE-së Ursula von der Leyen, kërcënoi hapur Italinë me pasoja nëse rezultati i zgjedhjeve në Itali nuk i pëlqen Brukselit, në listën e zezë është Hungaria dhe një kandidate për anëtarësim që gëzon entuziazmin më të madh, për momentin, vetëm për faktin që ka lidhje historike me Rusinë është Serbia. Ata po përpiqen ta detyrojnë atë të marrë një pozicion dhe të mbështesë sanksionet ekonomikisht shkatërruese kundër saj. Shembulli shumë i fundit, ambasadori amerikan në Beograd dje i bëri thirrje Serbisë që të shpjegojë nënshkrimin e një plani konsultimi në margjinat e OKB-së ndërmjet Ministrive të Punëve të Jashtme Serbe dhe Ruse, a nuk është vërtet një diktat neo-kolonial”, ka thënë ai.

Ai ka tërhequr një paralele mes luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë dhe luftës së fundit në Kosovë, për çka edhe këtu akuzoi Perëndimin për standarde të dyfishta