Marrëveshja me Rusinë, Von Cramon-Serbisë: Skandal, anëtarësimi në BE s’kalon përmes Moskës

Viola von Cramon, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka reaguar pas marrëveshjes së bashkëpunimit mes Rusisë dhe Serbisë, rreth politikës së jashtme të përbashkët. Kjo marrëveshje mes dy shteteve u nënshkrua nga ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviq dhe homologu i tij, rus Sergei Lavrov, shkruan lajmi.net Von Cramon përmes një postimi në Twitter,…

Lajme

24/09/2022 22:25

Viola von Cramon, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka reaguar pas marrëveshjes së bashkëpunimit mes Rusisë dhe Serbisë, rreth politikës së jashtme të përbashkët.

Kjo marrëveshje mes dy shteteve u nënshkrua nga ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviq dhe homologu i tij, rus Sergei Lavrov, shkruan lajmi.net

Von Cramon përmes një postimi në Twitter, këtë marrëveshje e ka cilësuar si skandal të madh, duke shtuar se hyrja në Bashkimin Evropian nuk kalon përmes Moskës.

“Ky është një skandal i rëndë. Në mes të luftës së furishme, Ministria e Jashtme e Serbisë nënshkruan plan për bashkëpunim në të ardhmen me agresorin Rusinë. Ose ndoshta është thjesht një sinjal për ne që të ngrijmë bisedimet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian pasi hyrja në BE nuk kalon përmes Moskës”, ka thënë Von Cramon. /Lajmi.net/