Marrëveshja e radhës për pronën
Aleksandar Vulin thotë se marrëveshja e radhës në Bruksel do të jetë për çështjen e pronave. Më pas, sipas tij, do të diskutohet për trashëgimin kulturore dhe pozicionin e kishave ortodokse.

Lajme
Ministri pa Portofol në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, deklaroi sot se marrëveshja e radhës që pritet të arrihet në Bruksel me Kosovën, do të jetë lidhur me pronën.
Pas kësaj marrëveshje, sipas Vulinit do të pasojë edhe ajo për trashëgiminë kulturore dhe pozitën e kishave në Kosovë.
“Si do të zgjidhim problemin për të gjitha pagesat e kamatave që ne i kemi paguar, për borxhet, dividentat për prona të cilat ne nuk i shfrytëzojmë fare e që kanë vlerë prej qindra milionave euro”.
Vulin ka bërë të ditur se marrëveshja për energjetikë e cila është nënshkruar kohë më parë, ka bërë që pronësia e liqeneve Gazivoda dhe Vallaç, të cilët gjenden në veri, të zgjidhet në marrëveshjen e radhës për pronësi.