Marrëveshja drejt finalizimit, Pochettino shumë afër të marrë drejtimin e Chelseat
Mauricio Pochettinon e ndajnë vetëm edhe disa detaje për ta marrë zyrtarisht drejtimin e Chelseat. Gazetari italian dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka raportuar se takimi vendimtar mes palëve u zhvillua të hënën në Barcelonë, transmeton lajmi.net. Sipas tij, Pochettino është më afër se kurrë të emërohet trajner i “Bluve” të Londrës. Negociatat po…
Sport
Mauricio Pochettinon e ndajnë vetëm edhe disa detaje për ta marrë zyrtarisht drejtimin e Chelseat.
Gazetari italian dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka raportuar se takimi vendimtar mes palëve u zhvillua të hënën në Barcelonë, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, Pochettino është më afër se kurrë të emërohet trajner i “Bluve” të Londrës. Negociatat po hyjnë në fazat përfundimtare
“Takimi vendimtar u zhvillua të hënën në Barcelonë për Mauricio Pochettino që të bëhet trajneri i ri i Chelseat pasi marrëveshja është në fazën përfundimtare. Nëse gjithçka shkon sipas planit, Pochettino do të startojë si trajner i ri në fund të sezonit dhe jo menjëherë” – thuhet në postimin e Romanos në Facebook.
Mauricio Pochettino mund ta marrë drejtimin e londinezëve në fund të sezonit, pasi klubi e angazhoi pak kohë më parë legjendën Frank Lampard si trajner i përkohshëm deri në fund të edicionit.
51-vjeçari momentalisht është i papunë pas largimit nga Paris Saint-Germain. Më parë ai ka drejtuar edhe Tottenham Hotspur, Southampton e Espanyolin.
Chelsea aktualisht është në vendin e 11-të në Premierligë me 39 pikë të grumbulluara./Lajmi.net/