Marquez operohet me sukses

Marc Marquez është operuar me sukses.

Sport

03/06/2022 18:03

Gjashtë herë kampion i MotoGP, Marc Marquez, iu nënshtrua një operacioni të katërt pas lëndimi të tij në krah të premten.

Marquez pati një aksident ku e theu krahun e tij në Çmimin e Madh të Spanjës 2020 në Jerez.

Ai u diagnostikua me thyerje në krahun e djathtë dhe u operua disa herë.

E operacioni i tij i fundit ka përfunduar me sukses, këtë e ka bërë të ditur vet spanjolli me anë të një postimi në ‘Twitter’

“Përshëndetje të gjithëve. Faleminderit për mesazhet. Operacioni ka shkuar mirë dhe unë po ndihem më mirë. Faleminderit mjekut Joaquin Sanchez Sotelo dhe ekipit të tij të mrekullueshëm”, tha Marquez, përcjell lajmi.net.

Marquez fitoi titujt botërorë të MotoGP në 2013, 2014, 2016, 2017, 2018 dhe 2019./Lajmi.net/