Marquez flet për telashet që kishte me problemin në sy: Doktorët nuk kishin ide se kur mund të kthehesha

Gjashtë herë kampioni botëror në Moto GP, Marc Marquez ka pranuar se as doktorët e tij nuk kishin ide për kohën që do t’i merrte rikuperimi nga lëndimi në sy.

Sport

15/01/2022 18:34

Marquez është përballur me një problem në sy, i cili ia vështirësonte të kishte pamje të pastër.

Piloti i Moto GP e kishte këtë problem edhe gjatë vitit 2010, dhe ishte me përvojë në këtë aspekt. Por, këtë herë, doktorët nuk dinin t’i tregonin se kur do të rikthehej në pistë.

“Ose ke vizion të pastër, ose nuk ke. Unë jam i pari që edhe pas lëndimit dua të garojë në garën tjetër. Por, eksperienca, sidomos në këtë rast nga 10 vite më parë; ishte e njëjta situatë. Nuk di asgjë, s’mund të thuash asgjë”, ka thënë Marquez, transmeton lajmi.net.

“Dhe mjeku nuk më thoshte gjë. Por, hap pas hapi bëhej më mirë. Kur ke këtë lloj lëndimi, gjithçka është hapur. Dua të them, operimi është opsion, dhe mundësia për të mos garuar kurrë është në tavolinë”, shtoi spanjolli.

“Ishte e vështirë, sepse nuk dija asgjë për të ardhmen”, ishin fjalët e anëtarit të Honda.

Marquez pritet që në shkurt të nis përgatitjet për sezonin e ri në Moto GP, me synimin për të rikthyer titullin e kampionit. /Lajmi.net/