Marotta: Lukaku kaloi te Chelsea shkaku i parave

Drejtori i Interit ka folur lidhur me situatën e Interit.

Sport

22/10/2021 14:54

Beppe Marotta në një intervistë për “Corriere dell Serra” ndër të tjera ka folur edhe për Romelu Lukakun, transmeton lajmi.net.

Lukaku gjatë verës u largua nga Interi në drejtim të Chelseas për 115 milionë.

Marotta ka thënë se belgu u largua nga Nerazzurët shkaku i parave.

“Lukaku u shit për 115 milionë euro dhe ne e blemë Dzekon falas.Në fushë, nuk ka shumë dallim”.

“Lukaku u largua për të dyfishuar rrogën, në Itali këto shifra nuk mund të ekzistojnë”.

“Sot, ne nuk mund të bëjmë investime të rëndësishme, nuk do të më lejohej të nënshkruaja me Lukakun për 75 milionë euro. Ne kemi nevojë për investime të reduktuara dhe specifike”, tha Marotta. /Lajmi.net/