Marotta: Kishim shansin të nënshkruanim me Haaland për dy milion, është një nga keqardhjet e mia më të mëdha

23:18 | 8 Tetor 2021

Drejtori sportiv i Inter, Giuseppe Marotta ka dhënë një intervistë për ‘Gazzetta’, duke folur për çështje të ndryshme.

Italiani ka theksuar mos-nënshkrimi me Haaland është një nga keqardhjet e tij më të mëdha.

“Një nga keqardhjet e mia më të mëdha ishte mos-marrëveshja me Haaland”, theksoi ai.

“Unë isha ‘CEO’ i Juventusit dhe ne patëm rastin ta nënshkruanim për 2 milionë euro nga Molde, ishte afër. Tani është e pamundur të shihet Haaland në Serie A – nuk ka asnjë shans që klubet italiane të nënshkruajnë me të verën e ardhshme”, është shprehur 64-vjeçari.

Italiani ka konfirmuar se Nicolo Barella është afër që të zgjasë kontratën e tij me Interin pasi bisedimet kanë përparuar, gjersa Lautaro tashmë duket e kryer ku mungon vetëm zyrtarizimi. /Lajmi.net