Maroku deklarohet rreth njohjes së Kosovës

18:25 | 13 Shtator 2016

Presidenti serb, Tomislav Nikoliq në takim me ambasadorin marokien

Mbretëria e Marokut, ende nuk e ka njohur Kosovën, dhe siç duket, nuk do ta ndryshojë qëndrimin.

Këtë të paktën e ka thënë ambasadori i Marokut në Serbi,  Abdellah Zegour, gjatë një takimi që ka pasur me presidentin serb, Tomislav Nikoliq.

Gjatë këtij takimi, por edhe në takimet tjera që presidenti serb ka me ambasadorët e vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, i ka konfirmuar përfaqësuesit të Marokut që të vazhdojë me qëndrimin kundër pavarësisë, transmeton lajmi.net.

Ambasadori Zegour ka thënë se shteti i tij nuk do ta ndryshojë qëndrimin lidhur me pavarësinë e Kosovës, si dhe qëndrimin kundër pranimit të vendit tonë në UNESCO./lajmi.net