Marmarinos flet pas stërvitjes së parë të Kosovës nën urdhrat e tij: Synimet janë të fitojmë

Selektori i Kombëtares së Kosovës në basketboll, Christos Marmarinos, ka dhënë komentet e para pas grumbullimit të Dardanëve.

Sport

17/02/2020 21:20

Sot, për herë të parë nën urdhrat e Marmarinos është grumbulluar kombëtarja A e Kosovës, në basketboll.

Marmarinos ka dhënë komente pozitive për grumbullimin para dy ndeshjeve të para kualifikuese, për Kampionatin Botëror 2023.

Ai ka thënë se stërvitja ishte e mirë, dhe ndër të tjerash ka shpalosur edhe synimet e Kosovës.

“Kemi filluar mirë stërvitjet dhe do të mundohemi të përgatitemi sa më mirë, pasi nuk kemi shumë kohë. Synimet janë të fitojmë.  Atmosfera në ekip është shumë e mirë. 17 Shkurti është ditë e rëndësishme për Kosovën. Është e rëndësishme që lojtarët që bartin fanellën e Kosovës të përfaqësojnë sa më mirë shtetin në garat ndërkombëtare”, deklaroi përzgjedhësi i Kosovës pas stërvitjes së parë” ka thënë Marmarinos, transmeton lajmi.net.

Mbetet të shihet se si do të jetë ecuria e Kosovës në këto kualifikuese, nën urdhrat e Marmarinos. /Lajmi.net/