Marko i Red Bull: Mercedes mund të kthehen, nëse përmirësohet skuadra kthehet edhe Hamilton
Helmut Marko ka paralajmëruar të gjithë për skuadrën e Mercedes.

Sport
Anëtari (këshillues) i Red Bull, Helmut Marko ka dhënë disa komente lidhur me rivalin e skuadrës së tij, Mercedes.
Ai beson se Mercedes mund të kthehet dhe nëse një gjë e tillë ndodh, Lewis Hamilton do të jetë përsëri ai për t’u mposhtur.
“Po, besoj se mund të kthehen. Bolidi i tyre bëhet gjithnjë e më i shpejtë. Në regjistrat e kohërave më të shpejta janë me ne, ose më mirë”, ka thënë Marko, transmeton lajmi.net.
“Kështu, nuk mund t’i llogarisësh jasht ata. Nëse Mercedes dominon përsëri, atëherë edhe Hamilton do të jetë aty”, shtoi tutje ai.
Mercedes nuk ka fituar asnjë garë këtë edicion, por po ashtu nuk ka asnjë garë të cilën nuk e ka përfunduar (skuadra e vetme që ka mbyllur të gjitha garat). /Lajmi.net/