Marko Gjuriq, serbëve: Bëni një shpërthim në përpjekjet e Prishtinës për ta marrë Veriun

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka komentuar procesin zgjedhor që po mbahet sot në komunat veriore të Kosovës.

Lajme

19/05/2019 10:45

Gjuriq u ka bërë thirrje qytetarëve serb të Kosovës që të dalin në zgjedhje sa më shumë që të jetë e mundur.

“Dua t’u bëj thirrje bashkatdhetarëve tanë në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe në Mitrovicën Veriore,  të gjithë ata që kujdesen për mbijetesën e serbëve në ato zona, për t’u përgjigjur masivisht sot dhe për të bërë një zhurmë me zërin e tyre në përpjekjet e Prishtinës që përmes procesit zgjedhor mori veriun e provincës sonë autonome”, ka thënë ai për TVpink. /Lajmi.net/