Marjona Metohu ‘shpërthen’ në ‘Kënga Magjike 2019’, a është kjo kënga më e bukur deri tani?

Dje janë prezantuar këngët e javës së katërt konkurente në festivalin “Kënga Magjikë”.

ShowBiz

14/10/2019 18:15

Përveç tre artistëve ‘big’ që kënduan, në kategorinë ‘New artist’ u prezantua për të dytin vit radhazi edhe artistja Marjona Metohu, e cila erdhi me një këngë të punuar nga Kledi Bahiti dhe tekst nga Fifi, shkruan lajmi.net.

Qysh në prezantimin e parë ajo përveç jurisë ku mori pesë jeshile për të vazhduar garën më tutje, në rrjetet sociale pati një impakt shumë të madh kënga, ku publiku e komentoi me superlativa.

Vetëm në Youtube, balada “Bosh” deri tani është pëlqyer nga më shumë se një mijë njerëz, e ata që i kanë bërë ‘dislike’ janë vetëm gjashtë, gjë që ndodhë shumë rrallë në projektet shqiptare.

Kujtojmë që Marjona, ishte konkurente edhe vitin e kaluar në Kënga Magjike në kategorinë ‘New artist’, ku arriti te shkojë deri në gjysmëfinale, e nëse edhe këtë vit kalon në Pallatin e Koncerteve në netët gjysmëfinale, nga viti tjetër ajo konsiderohet artiste ‘Big’, kështu sipas rregullave të festivalit.

Më poshtë mund të dëgjoni këngën e Marjonës. /Lajmi.net/

YouTube player