Marina Mbretërore në “krizë”, të rinjtë nuk jetojnë dot pa Facebook

22:22 | 23 Gusht 2015

Marina Mbretërore duket se është në krizë për rekrutimin e të rinjve, pasi ata nuk janë të gatshëm të tolerojnë izolimin e jetës nënujore dhe mungesën e rrjeteve sociale.

Mediat britanike shkruajnë se kjo është pjesë e një prirjeje më të gjerë që ka përfshirë të gjitha forcat e armatosura, të cilat janë duke luftuar për të përmbushur objektivat përpos rekrutimit të të rinjve nga media sociale.

Lajmi është shfaqur si pjesë e hulumtimeve të bëra\ nga “ZM Consulting”, e cila ka ndihmuar Marinën Mbretërore për të trajtuar mungesat në stafin e saj.

marina 2“Firma pohon se të rinjtë tani presin më shumë nga punëdhënësit e tyre, duke ndryshuar punë më shpesh për të kërkuar një ekuilibër më të mirë të jetës e punës”, shkruan “Daily Mail”.

Vitet e fundit ka pasur një numër gjithnjë e në rritje të atyre që janë tërhequr më herët nga Marina Britanike. Kjo edhe për faktin se marinarët detyrohen të jenë të shkëputur nga jeta e tyre e përditshme, duke kryer shërbime ushtarake nën ujë në periudha që shkojnë nga 6 deri në 12 muaj.

Medit britanike shkruajnë se “kriza” në rekrutimin e të rinjve nuk ka prekur vetë marinën, por në tërësi ushtrinë e ishullit./panorama