Mariano Diaz nuk ka interesim për Arsenal

Shpresat e Arsenal për të nënshkruar me yllin e Real Madrid, Mariano Diaz, janë shuar.

Sport

12/07/2019 10:44

Mariano Diaz thuhet se nuk ka interesim t’i bashkohet skuadrës së Arsenal gjatë këtij afati kalimtar.

25 vjeçari ka edhe katër vite kontratë në marrëveshjen e tij me Real Madrid, dhe duket se nuk është i gatshëm të heq dorë nga ajo kontratë, për të kaluar në Londër.

‘Sun Sport’ ka raportua më herët gjatë kësaj jave se Zidane i ka thënë lojtarit të gjej skuadër të re, madje vet Real Madrid i ka ofruar atë Arsenalit, transmeton lajmi.net.

Por, spanjollja ‘AS’ tashmë shkruan se lojtari që kaloi nga Lyon tek Real Madrid vitin e kaluar, nuk është i interesuar të luaj më skuadrën e Emery.

Diaz shënoi tri gola në 13 ndeshje të luajtura në La Liga gjatë sezonit të kaluar. Lojtari nuk pritet të ketë vend në planet e Zidane për edicionin e ri. /Lajmi.net/