Mariah Carey mendërisht jo stabile,mund të vdesë nga alkooli!

Morgan Carey, vëllai i këngëtares Mariah Carey, ka frikë për të ardhmen e motrës së tij të famshme për të cilën konsideron se ka probleme serioze me alkool.

ShowBiz

05/06/2015 19:00

Në një intervistë me National Enquirer, Morgan pranoi se ka frikë për varësinë e saj. “Nuk ka asnjë mbështetje dhe nuk është mendërisht stabile. Unë po frikësohem se ajo do të vdes sikur Whitney Houston,” tha Morgan. Ai pretendon se Mariah, me të cilën nuk është në kontakt dy vitet e fundit, ka pirë edhe gjatë shtatzënisë.

“Unë nuk mund të them se e kam parë ndonjëherë jo të dehur dhe kjo më frikëson shumë”, tha vëllai i këngëtares së famshme. Mariah alkoolin e përzien pothuajse çdo ditë me pilula, qetësues, kurse problemet e saj nuk janë ndalur qysh nga viti 2001, kur ajo pësoi sulm emocional dhe mendor/psiqik.

Morgan në këtë intervistë preku edhe emrin e Nick Cannon, ish burrin e Mariah. Ai thotë se Nick  ishte me Mariah  vetëm për paratë e saja dhe që kurrë nuk është kujdesur për atë.