Mariah Carey me yll në ‘Walk of Fame’ (Foto)
Pop diva Mariah Carey ka marrë yllin e merituar në bulevardin e 'Walk of Fame' në Hollywood.

ShowBiz
Mariah Carey ka pasur fëmijët e saj pranë në momentin historik të karrierës së saj.
Diva e muzikës është shpërblyer me yll në bulevardin e yjeve në Hollywood dhe ajo nuk ka mundur të fshehë gëzimin e madh për këtë nder, transmeton Lajmi.net.
Carey ka thënë në fjalim: ‘Seriozisht, po ma shkrini zemrën. Po më bëni të qaj dhe për këtë arsye po i mbaj syzet. Por, nuk mund të ju falenderoj mjaftueshëm. Ky është një nder i madh.’.
Mariah së fundmi është bërë pjesë e serialit të suksesshëm nga Fox, Empire, ku do të ketë një rol si mysafire mes shumë yjeve të tjerë./Lajmi.net