Margarita e impresionuar me mikpritjen në PDK, e bindur në fitore

Ish kryeredaktorja e gazetës Kosova Sot, Margarita Kadriu, e cila së fundi u inkuadrua në politikë, thotë se është impresionuar me mikpritjen që po i bëhet në PDK dhe ndihet e bindur në fitore. 

Lajme

19/05/2014 01:23

Kadriu, së cilës iu dhurua pozita e nënkryetares në partinë më të madhe në vend, dhe renditja në 10-shen e parë në listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme të 8 qershorit, përmes një postimi në Facebook, tregon se ka filluar angazhimin në fushatë, dhe se është e impresionuar angazhimin e degëve të partisë. 

“Gjate këtyre ditëve kisha disa takime me degët e Partisë Demokratike dhe anëtarësinë. Me kane impresionuar me mikpritjen, me energjinë qe kane, me përkushtimin e tyre maksimal si dhe mbi te gjitha me punën e tyre te palodhshme. Ndihem edhe më e bindur në fitoren e thellë të Partisë Demokratike dhe fuqinë e Misionit të Ri për krijimin e vendeve të reja të punës. Ju lumtë!”, ka shkruar ajo në Facebook.