Margaret Atwood: “MaddAddam”

Për çfarë bëhet fjalë? Pjesa e tretë e trilogjisë së Atwood, me të njëjtin titull – “MaddAddam”, vazhdon aty ku e kishin lënë “The Year of the Flood” dhe “Oryx and Crake”. Dy veprat e para janë kronika të një katastrofe biologjike, parë prej dy perspektivave: atë të qytetarëve të privilegjuar, përfshirë edhe shkencëtarin e…

ShowBiz

09/09/2013 14:17

Për çfarë bëhet fjalë?

Pjesa e tretë e trilogjisë së Atwood, me të njëjtin titull – “MaddAddam”, vazhdon aty ku e kishin lënë “The Year of the Flood” dhe “Oryx and Crake”.

Dy veprat e para janë kronika të një katastrofe biologjike, parë prej dy perspektivave: atë të qytetarëve të privilegjuar, përfshirë edhe shkencëtarin e mërzitur dhe të sinqertë, i cili e ka krijuar pandeminë gjenetike, si dhe perspektivën e klasave të ulëta, ku bën pjesë edhe grupi religjioz Kopshtarët e Perëndisë.

Të mbijetuarit e ty dy grupeve bashkohen me ekuipazhin e humanoidëve paqësorë, por edhe me specie tjera të rrezikshme, të modifikuara gjenetikisht.    

Pse është i rëndësishëm?

Libri e përmbyll rrëfimin që nisin në vitin 2003. Atwood me mençuri e synon kulminacionin Orwellian të idesë së saj distopike, duke na kënaqur me lojëra fjalësh.

Kush e ka shkruar?

Margaret Atwood është shkrimtare dhe poete kanadeze. 73 vjeçarja është nominuar pesë herë për Çmimin Booker, të cilin e ka fituar një herë, për veprën “The Blind Assassin”. Gjithashtu, është përmendur si kandidate për Çmimin Nobel.

Kush do ta lexojë?

Adhuruesit e fantashkencës, posaçërisht ata me dell letrar, si dhe fansat e letërsisë me komponentë religjiozë.

Duhet thënë se Atwood më shumë e preferon termin “fiksion spekulativ”, sesa atë “fantashkencë”, pasi shumë nga parashikimet e saja të fantazuara janë shndërruar në realitete të ashpra, si në rastin e romanit “A Handmaid’s Tale”.    

Çfarë thotë kritika?

The Boston Globe: “Ky rrëfim josentimental vë në dukje zemrën e kreativitetit njerëzor, por edhe errësirën vetshkatërruese. Njëjtë si romanet tjera që sillen rreth një ideje, edhe kjo vepër ndonjëherë është didaktike, duke anuar më shumë drejt ushtrimit trunor, se tregimit absorbues”.

Los Angeles Times: “Është gjë e mirë që Atwood shkruan letërsi inteligjente distopike me sens humori. Përndryshe, fundi i botës do të dukej shumë i zymtë”.

The Guardian: “MaddAddam është spektakël ekscentrik”.

 A.M.