Marek Hamsik i jep fund karrierës si futbollist

Mesfushori Marek Hamsik ka njoftuar pensionimin e tij nga futbolli. Reprezentuesi 35-vjeçar sllovak bëri njoftimin e tij zyrtar në një konferencë për shtyp. Ai ka thënë se ekipi turk i Trabzonsporit është i fundit në karrierën e tij dhe se të shtunën do ta zhvillojë ndeshjen e fundit. “Trabzonspor do të jetë ekipi im i…

Sport

01/06/2023 13:03

Mesfushori Marek Hamsik ka njoftuar pensionimin e tij nga futbolli.

Reprezentuesi 35-vjeçar sllovak bëri njoftimin e tij zyrtar në një konferencë për shtyp.

Ai ka thënë se ekipi turk i Trabzonsporit është i fundit në karrierën e tij dhe se të shtunën do ta zhvillojë ndeshjen e fundit.

“Trabzonspor do të jetë ekipi im i fundit dhe unë do të luaj ndeshjen time të fundit në shtëpi të shtunën. Dua të falenderoj të gjitha klubet për të cilat kam luajtur që ma dhanë këtë mundësi. Faleminderit të gjithëve për këtë udhëtim, unë e realizova ëndrrën time”.

“Sapo linda, futbolli ishte gjëja e parë që më erdhi në mendje. Ky ishte fati im. Karrierën e fillova në moshën 4 vjeçare, kisha ëndrra të mëdha dhe mendoj se i kam arritur qëllimet e mia. Dua të falenderoj familjen dhe miqtë e mi që kanë qenë pranë meje për besimin tek unë”.


“Faleminderit tifozëve që më kanë mbështetur. Tani do të shijoj këto momente të fundit, ndeshjet e fundit. Mund të mos qaj, por jam shumë i lumtur dhe krenar”, ka deklaruar Hamsik.

Marek Hamsik u bë i njohur me fanellën e Napolit, ku në 520 ndeshje të luajtura në total, ai shënoi 121 gola dhe asistoi 103 të tillë./Lajmi.net/