Marcus Rashford mungon kundër Liverpool

Marcus Rashford ka dëshpëruar tifozët e Manchester United.

Sport

18/01/2020 22:16

Liverpool ka mësuar një lajm të mirë në fatkeqsinë e Man United, duke kuptuar se Marcus Rashford nuk do të rikuperohet në kohë për ndeshjen e së dielës.

‘Manchester Evening News’ bën të ditur se Rashford nuk do të grumbullohet me skuadrën, për ndeshjen e nesërme, kundër Liverpool, transmeton lajmi.net.

Rashford është lojtari me formën më të lartë tek United këtë edicion, dhe mungesa e tij do të vërehet shumë.

Mbetet të shihet se si do të organizohet Ole Gunnar Solskjaer pa shërbimet e yllit anglez. /Lajmi.net/