Marchegiani lavdëron Berishën
Luca Marchegiani, ish portier i njohur italian, e ka lavdëruar portierin kosovar Etrit Berisha. Ish portieri i Lazios, i cili aktualisht është analist në televizionin italian, Sky, në nëj intervistë për të përditshmen italiane ‘Il Messaggero’, ka folur për portierin prishtinas, për të cilin ka vetëm fjalë të mira. “Berisha është i gjatë, por i…
Sport
Luca Marchegiani, ish portier i njohur italian, e ka lavdëruar portierin kosovar Etrit Berisha.
Ish portieri i Lazios, i cili aktualisht është analist në televizionin italian, Sky, në nëj intervistë për të përditshmen italiane ‘Il Messaggero’, ka folur për portierin prishtinas, për të cilin ka vetëm fjalë të mira.
“Berisha është i gjatë, por i shpejtë në mes të shtyllave dhe është mjaft i shkathtë. Mua më pëlqen shumë”, ka thën Marcheggiani, i cili e kishte ndihmuar Lazion ta fitonte Scudetton në vitin 2000.
“Por, Marchetti është ndër më të mirët në Itali, kështu që numri 1 i Lazios mbetet ai”, ka shtuar ish portieri italian.