Marcelo: Neymar është lojtar më i mirë sesa Hazard

Marcelo ka thënë se do të mirëpriste te Real Madrid bashkëkombësin e tij, Neymar, i cili vazhdon të jetë pjesë e shumë spekulimeve për një largim të mundshëm nga Paris Saint Germian.

Sport

20/07/2019 08:35

Mbrojtësi i majtë në një intervistë për ‘Marca’, ka deklaruar se e kaluara e Neymar te Barcelona, nuk do të paraqiste problem për një transferim te Real Madrid.

Sipas Marcelos, Neymar është lojtar me cilësi të mëdha, duke shtuar se është më i mirë sesa Eden Hazard.

“Eden është një lojtar i madh”, deklaroi Hazard, përcjell lajmi.net.

“Një lojtar me cilësi të mëdha, sikurse Neymar, ka kualitetin për të qenë në pesë më të mirët”.

“Ai është mbresëlënës, nuk mund t’i krahasosh, por për mua Neymar është më i mirë”.

“Neyar është një lojtar i paparashikueshëm. Dikur pasur atë në skuadër, do të ishte një kënaqësi e madhe. Madridi duhet të bëjë gjithçka për të nënshkruar me lojtarët më të mirë në botë, dhe e kaluara e tij në Barcelonë nuk do të ishte një problem”./Lajmi.net/