Marcelo komenton sezonin katastrofal të Real Madridit

Marcelo është deklaruar pas fitores 3 me 0 ndaj Athletic Bilbaos.

Sport

21/04/2019 23:53

Real Madrid e mposhti Athletic Bilbao me rezultat,3:0, në kuadër të La Liga-së.

Marcelo është ndalur pas ndeshjes për ta komentuar në tërësi këtë sezon të madrilenëve, duke thënë se është e vështirë të motivohesh në ndeshje të ligës, kur nuk lufton më për asnjë trofe.

“Është e komplikuar që në fund të sezonit, kur nuk luan për asgjë të motivohesh për të realizuar ndeshje të mirë dhe të fitosh. Ne e gjetëm motivimin pasi erdhëm përballë publikut tonë dhe mendoj se luajtëm mirë, veçanërisht në pjesën e dytë, që nuk ishte edhe aq e vështirë për ne”, tha braziliani pas ndeshjes, përcjell lajmi.net.

“Nuk është një çështje nëse ka mbaruar ose jo sezoni. Ne duhet të punojmë gjithmonë fort kur veshim këtë fanellë. E dimë të gjithë se ka qenë një sezon i vështirë. Jemi vërtetë shumë të dëmtuar për shkak të asaj që ndodhi këtë sezon, por duhet të shohim përpara”, shtoi më tej Marcelo. /Lajmi.net/