Marcelo i kthen përgjigje Juventusit

Juventus është duke e kërkuar me ngulm transferimin e Marcelos nga Real Madrid.

Merkato

21/04/2019 21:07

Që nga vera e kaluar, Juventus është duke e ndjekur situatën e Marcelos te Real Madrid.

‘Zonja e Vjetër e dëshiron transferimin e mbrojtësit brazilian, gjersa Zinedine Zidane e refuzon largimin e tij, përcjell lajmi.net.

Por, Marcelo tash së fundmi ka vendosur që t’i refuzojë të gjitha e Juventusit, vetëm që të qëndrojë te Real Madrid.

Braziliani ka bërë me dije se ai është madrilen dhe dëshiron ta mbyll karrierën e tij në Santiago Bernabeu. /Lajmi.net/