Marcelino: Kemi vuajtur shumë, por në fund ia dolëm

Trajneri i Athletic Bilbao, Marcelino García Toral, është shprehur i ngazëllyer me fitoren ndaj Realit, por ai thotë se është plot admirim për "Los Blancos" dhe trajnerin Zinedine Zidane.

Sport

14/01/2021 23:46

Trajenri i Athletic Bilbao, Marcelino, i cili u emërua trajner më herët gjatë këtij muaji, është shprehur i kënaqur me fitoren ndaj Real Madrid, ku tha se ekipit të tij i është dashur të punojë tepër për ta arritur këtë fitore, transmeton lajmi.net.

Athletico Bilbao do të ndeshet të dielën me Barcelonën në finale të Sueprcopa de Espana.

“Kemi vuajtur që të fitojmë ndaj Real Madrid, por në fund ia dolëm”, tha ai.

“Kemi bërë një punë fantastike në mbrojtje, por nuk kemi pasur shumë vetëbesim kur kemi udhëhequr me topin”, shtoi ai.

Ai shprehi admirim për Real Madrid dhe Zinedine Zidane.

“Luajtëm ndaj në kundërshtari që nuk dorëzohet kurrë, çdokush do të donte të ishte sikur Zidane, për atë çka ka arritur ai në futboll”, tha spanjolli.

“Do të ishte e mrekullueshme ta fitonim Supercopa de Espana, sidomos duke mposhtur Realin dhe Barçën”, përfundoi Marcelino.