Marcelino: Do t’ia vështirësojmë jetën Realit
Trajneri i Villarealit, Marcelino është treguar me vetbesim të plotë para takimit kundër Real Madridit, duke thënë se skuadra e tij do të shikojë që të luajë një ndeshje perfekte.

Sport
Villareali udhëton sot në Bernabeu për tu përballur me Real Madridin, ndërsa trajneri i mysafirëve është treguar mjaft optimist para këtij takimi.
“Ne do të synojmë të luajmë një ndeshjë të shkëlqyer, të jemi ekstremisht sfidues dhe të jemi guximtar kur e kemi topin, për të nervozuar kundërshtarin”.
“Nuk është e lehtë të fitosh në Bernabeu. Ne e dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë kundër njërës nga tri skuadrat më të mira në botë”.
“Sidoqoftë, ne do ta shijojmë një gjë të tillë. Ne do të tentojmë t’ia vështirësojmë jetën Realit”, përfundoi Marcelino.