MARCA: Reali po e konsideron shitjen e Casemiros te Man Utd
Real Madridi është duke e konsideruar shitjen e mesfushorit brazilian, Casemiro. Sipas asaj që raporton MARCA paga e lojtarit është e lartë dhe kjo po e përbën një arsye që mund ta largojë nga “Santiago Bernabeu”. Ardhja e Tchouamenit e ka shtuar konkurrencën në repartin e mesfushës dhe mund të prodhojë ndonjë largim, ndonëse nuk…
Sport
Real Madridi është duke e konsideruar shitjen e mesfushorit brazilian, Casemiro.
Sipas asaj që raporton MARCA paga e lojtarit është e lartë dhe kjo po e përbën një arsye që mund ta largojë nga “Santiago Bernabeu”.
Ardhja e Tchouamenit e ka shtuar konkurrencën në repartin e mesfushës dhe mund të prodhojë ndonjë largim, ndonëse nuk është paralajmëruar diçka e tillë.
Braziliani aktualisht është pjesë kruciale e skemave të Carlo Ancelottit.
Interesim për lojtarin ka shprehur Manchester United, duke ofruar diku rreth 50 milionë euro. /Lajmi.net/