‘Marca’: Lopetegui shkarkohet të enjten, Sampaoli ka pranuar ofertën e Sevilla

Sevilla do ta ndërrojë trajnerin gjatë kësaj jave. Skuadra e Sevilla nuk ka marrë rezultatet e pritura këtë fillim sezoni dhe pritet të bëjë ndryshime në stafin teknik, duke larguar trajnerin. Raportime të ‘Marca’ bëjnë të ditur se trajneri i ardhshëm i Sevilla do të jetë Jorge Sampaoli, përcjell lajmi.net. Argjentinasi ka pranuar punën te…

Sport

04/10/2022 19:21

Sevilla do ta ndërrojë trajnerin gjatë kësaj jave.

Skuadra e Sevilla nuk ka marrë rezultatet e pritura këtë fillim sezoni dhe pritet të bëjë ndryshime në stafin teknik, duke larguar trajnerin.

Raportime të ‘Marca’ bëjnë të ditur se trajneri i ardhshëm i Sevilla do të jetë Jorge Sampaoli, përcjell lajmi.net.

Argjentinasi ka pranuar punën te Sevilla dhe tashmë pritet vetëm largimi i Julen Lopetegui.

Sipas mediumit spanjoll, Lopetegui do të shkarkohet të enjten, pra pas ndeshjes ndaj Borussia Dortmund. /Lajmi.net/