MARCA: Felix ka vendosur ta lërë Atletico Madridin

Joao Felix ka vendosur të largohet nga skuadra e Atletico Madridit. Të paktën kështu raporton MARCA, transmeton lajmi.net. Lojtari nuk është fare i kënaqur me situatën që është duke e kaluar te “Los Colchoneros”, andaj po kërkon ndryshim ambienti. E gjithë pakënaqësia e lojtarit kulmoi pas kritikave të shumta ndaj tij kur futbollisti shkoi të…

Sport

26/11/2022 08:06

Joao Felix ka vendosur të largohet nga skuadra e Atletico Madridit.

Të paktën kështu raporton MARCA, transmeton lajmi.net.

Lojtari nuk është fare i kënaqur me situatën që është duke e kaluar te “Los Colchoneros”, andaj po kërkon ndryshim ambienti.

E gjithë pakënaqësia e lojtarit kulmoi pas kritikave të shumta ndaj tij kur futbollisti shkoi të luante bouling, menjëherë pas rënies së madrilienëve nga faza e grupeve e Champions League.

Njëra ndër skuadrat e interesuara për të është Manchester United e cila aktualisht po e mendon opsionin e huazimit të tij.

Mbetet të shihet nëse “Djajtë” do të veprojnë shpejt në lidhje me këtë situatë, aq më shumë tani kur Cristiano Ronaldo e ka shkëputur kontratën me ta dhe u duhet patjetër një zëvendësues. /Lajmi.net/