Marc Bartra në Serie A

Sipas "Calciomercatonews", Milani pritet të përforcohet me një futbollist të Barcelonës gjatë afatit kalimtar të janarit.

Merkato

14/01/2016 17:32

Kuqezinjtë kanë kërkuar informacione për Marc Bartran, të cilin dëshirojnë ta marrin si huazim me të drejtë blerje.

Drejtuesit e Barcelonës kanë bërë të ditur që vlera e Marc Bartras është 16 milionë euro, përcjellë “Lajmi.net”.

Arsyeja kryesore e largimit të Bartras nga “Camp Nou”, është minutazha e pakët që e ka aty shtatgjati.