Maradona, tifozi special i Atleticos

Diego Maradona, i shoqëruar nga vajza e tij Dalma, ishin prezent në Stamford Bridge për ndeshjen mes Chelseas dhe Atletico Madridit. Legjenda e Argjentinës e mbështeti trajnerin Diego Simeone.

Sport

01/05/2014 00:33

Diego Maradona u bë emri më i ri që iu bashkua listës së gjatë të personazheve të famshme që kanë bërë fotografi në versionin ‘selfie’.

Legjenda e Argjentinës, i shoqëruar nga vajza e tij Dalma ishte prezent sonte në Samford Bridge për ndeshjen mes Chelseas dhe Atletico Madridit.

Maradona është mjaft i lirë në kohën e fundit pasi është i papunë prej kur u shkarkua nga posti i trajnerit të klubit nga Dubai, Al Wasl në korrik 2012.

Dhe, ai shfrytëzoi rastin për të udhëtuar drejt Londrës për të ndjekur ndeshjen e rëndësishme, të kthimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke mbështetur trajnerin argjentinas të Atleticos, Diego Simeone.

Dhe, prezenca e Maradonës i solli fat Atleticos që fitoi 3:1 dhe siguroi finalen e madhe ku do të takohet me rivalin e qytetit Real Madrid.