Maradona sulmon Pelen

Diego Maradona ka sulmuar Pelen duke thënë se braziliani duhet gjithmonë të konsiderohet si futbollisti i dytë më i mirë, pas tij. Dyshja rregullisht përfshihen në përplasje për statusin e tyre dhe Maradonës nuk i pëlqeu që Pele mori çmimin e nderit në ceremoninë e Topit të Artë të FIFA’s në Zurich. Maradona pranoi një…

Sport

27/01/2014 13:27

Diego Maradona ka sulmuar Pelen duke thënë se braziliani duhet gjithmonë të konsiderohet si futbollisti i dytë më i mirë, pas tij.

Dyshja rregullisht përfshihen në përplasje për statusin e tyre dhe Maradonës nuk i pëlqeu që Pele mori çmimin e nderit në ceremoninë e Topit të Artë të FIFA’s në Zurich.

Maradona pranoi një çmim të ngjashëm në vitet e 90’ta dhe beson se tre herë fituesi i Kampionatit botëror Pele, është edhe një herë tjetër, nën hijen e tij.

“Si mund të thonë se Pele e mori Topin e Artë para meje? E kam marr Topin e Artë për shërbimin tim në futboll nga France Football më 1996”, deklaroi argjentinasi.

Pele me çmimin e karrierës

“Andaj të bëjnë se Pele është i pari që e pranoi çmimin është një gabim i madh. Për mua, Pele gjithmonë do të mbetet i dyti më i miri në futboll kur krahasohet me Maradonën. Shikojeni në këtë mënyrë, në shtetin e tij, Brazil, Pele është sportisti i dytë më i mirë pas ish ngasësit të Formulës 1, Ayrton Senna. Pele gjithmonë do të jetë i dyti, edhe në futbollin ndërkombëtar edhe në sportin brazilian. Ai është i dyti dhe do të vazhdojë të jetë në atë pozitë”, u shpreh Maradona.