Maradona: Messi dhe Ronaldo janë të njëjtë

Legjenda argjentinase, Diego Maradona ka thënë se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë në nivel të njëjtë.

Sport

10/05/2015 19:55

Diego Maradona ka thënë se nuk duhet të bëhet shumë debat për Messin dhe Ronaldon, pasi ata janë në një nivel të njëjtë.

“Messi nuk është më i mirë se Ronaldo e as Ronaldo nuk është më i mirë se Messi”, tha Maradona për Sky Sports.

“Unë mendoj se ata janë në një nivel të njëjtë. Ronaldo është shumë i fuqishëm. Portierët frikësohen më shumë nga ai sesa nga Messi, sepse ai nuk e ka fuqinë e njëjtë me atë të portugezit”.

“Ronaldo është një profesionist i pabesueshëm. Ai është në nivel të njëjtë me Messin”, përfundoi Maradona.