Maradona: Ëndërroj t’i jap Anglisë një gol me dorën tjetër
Legjenda Diego Armando Maradona është sigurisht një nga më të mirët në histori, shumë do të thoshin futbollisti më i mirë në histori. Për tre ditë ai do të festojë 60 vjetorin e lindjes.

Sport
Pak para kësaj dite të rëndësishme për të, Maradona zbuloi dëshirën e tij për një dhuratë për ditëlindjen.
“Ëndrra ime është t’i jap Anglisë një tjetër gol, këtë herë me dorën tjetër”, tha Maradona, transmeton lajmi.net.
Natyrisht, Maradona nënkuptonte golin e Kupës së Botës 1986 kur u krijua e famshmja “Dora e Zotit”. /Lajmi.net/