Maradona e inauguron ‘Loro Boriçin’

Diego Armando Maradona mund të vijë në Shqipëri për herë të parë.

Sport

20/10/2015 17:40

Maradona pritet që të jetë në Shkodër për inaugurimin e stadiumit ‘Loro Boriçi’, transmeton Panorama Sport.

Ende lajmi nuk është zyrtar por nga sa mësohet kanë nisur kontaktet dhe Maradonën dhe me shumë mundësi mundet që të vijë në Shkodër.

Është menaxheri Arjan Curri, një shkodran i cili prej 21 vitesh jeton dhe punon në Angli. Falë lidhjeve që ai ka, ka nisur kontaktet dhe shumë shpejt pritet që të marrë edhe një përgjigje pozitive. Menaxheri shkodran Arjan Curri mësohet se është një prej miqve më të mirë të Maradonës dhe falë lidhjes së tij miqësore do përpiqet që ardhja e argjentinasit në Shkodër të bëhet realitet.

E vetmja gjë që mund ta privojë Maradonën që të mos vijë është axhenda e tij me kombëtaren e Arabisë Saudite të cilën e drejton prej kohësh si trajner