Maradona: Barcelona nuk e trajtoi Messin ashtu siç ai e meritoi të trajtohej
Diego Maradona ka dhënë disa komente lidhur me situatën e Lionel Messi.

Sport
Lionel Messi është lidhur me një largim të mundshëm nga Barcelona gjatë verës së kaluar, duke zënë kështu vend në të gjitha ballinat e medieve botërore.
Lidhur me këtë situatë ka folur edhe Diego Maradona, i cili insiston se Leo Messi nuk u trajtua nga Barcelona ashtu siç ai meriton të trajtohet.
“Barcelona nuk e trajtoi atë (Messin) ashtu siç ai meritonte të trajtohej”, ka thënë Maradona, transmeton lajmi.net.
“E dija se nuk do të përfundonte mirë dhe mendoja se Leo do të largohej. E njëjta ndodhte me mua. Barcelona nuk është klub i lehtë dhe Leo ka qenë aty për shumë vite dhe nuk e trajtuan si duhet”, shtoi argjentinasi.
Messi vendoste të largohej nga Barcelona dhe tashmë me dorëheqjen e Josep Bartomeu situata mund të ndryshojë për mirë. /Lajmi.net/