Maqedonia ne NATO, kur ta zgjidh çështjen e emrit

Maqedonia nuk do të mund të bëhet anëtare e NATO-s, pa e zgjidhur çështjen e emrit të saj, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. Ndërkaq, Kryeministri i Maqedonisë Nikola Greuvski, tha se do të punojnë në përkushtim përmbushjen e kushteve për anëtarësim, përfshi shmangien e problemit të emrit. 

Lajme

22/05/2014 18:20

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Andres Fog Rasmussen, ka shuar shpresat e Maqedonisë që ajo të anëtarësohet në NATO gjatë muajit shtator.

Ai gjatë një vizitës së tij në Shkup, tha se Maqedonia duhet bërë reforma për anëtarësim dhe njëra prej tyre është edhe zgjidhja e emrit, raporton Alsat-M.

“Integrimi në NATO është zgjedhje e lirë por kërkon reforma të vazhdueshme, vendime të vështira dhe lidership të guximshëm”.

“Dyert e NATO-s janë të hapura ashtu siç kemi rënë dakord në Samitin e Bukureshtit në vitin 2008, ju do të merrni ftesën për t’u anëtarësuar në NATO atëherë kur do të gjendet zgjidhje e përbashkët për çështjen e emrit”.

“Prandaj ju inkurajojë të vazhdoni përpjekjet të gjeni zgjidhje. Koha është tani! U bëj thirrje të gjithë liderëve politikë të provokoj dialog gjithëpërfshirës demokratik. Kjo është garancia më e mirë për një të ardhme të qëndrueshme dhe prosperuese”, tha Rasmusen.

Nga ana tjetër, Kryeministri Nikolla Greuvski theksoi se Maqedonia vazhdon me përkushtim përmbushjen e kushteve për anëtarësim, përfshi shmangien e problemit të emrit.

“Ne do të bëjmë përpjekje maksimale me qëllim që të gjendet zgjidhja për çështjen që pengon anëtarësimin në NATO. Shpresojmë se edhe pala tjetër do të bëjë përpjeke. Për sa i përket Samitit, ne do të ishim të lumtur dhe kemi shpresë dhe do bëjmë çmos që deri atëherë të ndodh diçka, por kjo nuk varet vetëm nga ne por edhe të Greqisë, nga gatishmëria dhe vullneti i tyre për të gjetur zgjidhje”, tha Gruevski,

Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së Andres Fog Rasmussen vjen në prag të samitit të Aleancës në Kardif në shtator, ku pritet që në agjendë të jetë edhe zgjerimi i saj.

(Alsat-M)