Maqedonia ndërhynë me njësi paramilitare në Goshincë të Likovës, arrin edhe OSBE (Video)

Një grup i personave të armatosur, janë futur në stacionin e policisë kufitare të fshatit Goshincë në komunën e Likovës, në afërsi të kufirit me Kosovën, raporton “lajmpress.com”.

Lajme

21/04/2015 15:47

Sipas informative të para, ata kanë çarmatosur policët dhe i kanë përzënë nga stacioni. Një informacion tjetër thotë se janë kidnapuar katër ushtarë. MPB ka paralajmëruar qëndrim zyrtar lidhur me këtë ngjarje.

Ndërkohë, edhe dy vetura të terrenit të OSBE-së për momentin gjenden në Likovë. Edhe pse policia i ka lejuar që të nisen drejt Gushincës, nga OSBE kanë vendosur që të mos vazhdojnë, pasi që veturat nuk janë të blinduara, transmeton zhurnal.mk

Para pak kohësh drejt Gushincës janë nisur ekipet e televizionit Sitel dhe të gazetave nga MPM dhe se për to njashtu është i pasigurt terreni, ndërsa gjenden lart, megjithatë policia nuk ka pasur vesh për argumente të tilla.