Maqedonia e Veriut sot shqyrton heqjen e testit PCR për kosovarët

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot mund të marrë vendim për heqjen e testit PCR për qytetarët e Kosovës.

Lajme

28/09/2020 07:37

Sipas burimeve të Alsat brenda Komisionit për Sëmundje Infektive, në mbledhjen e parë të javës Qeverisë do t’i rekomandohet heqja e këtij testi.

Vendimi vjen pas reagimeve të shumta nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Kosovës, se janë duke përjetuar humbje të mëdha ekonomike.

Ndryshe, Kosova të premten ka hequr testin PCR negativ për kalim transit nëpër territorin e saj.