Të Infektuar: 71.908

Të Shëruar: 61.394

Të Vdekur: 1.634

Maqedonia e Veriut realizon ëndrrën dhe kualifikohet në Evropianin 2020, triumfon ndaj Gjeorgjisë

19:51 | 12 Nentor 2020

Maqedonia e Veriut ka arritur të bëjë ëndrrën realitet dhe të kualifikohet në Euro 2020 duke mposhtur Gjeorgjinë.

Kombëtarja që eliminoi Kosovën në gjysmëfinale triumfoi ndaj Gjeorgjisë me rezultat minimal 0 – 1, shkruan lajmi.net.

Ylli i ndeshjes për mysafirët ishte Pandev që realizoi në minutën e 56-të duke bërë ëndrrën realitet.

Nga minutat e parë në ndeshje tek maqedonasit ishin plotë katër shqiptarë, si Bejtullai, Ademi, Alijoski dhe Musliu që ishin në nivelin e duhur.

Ndërkohë, sonte (e enjte) do kuptohen edhe emrat e tri skuadrave të tjera që do arrijnë kualifikimin në Evropianin, që mbahet në verën e vitit 2021./Lajmi.net/