Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e kufijve më 15 qershor

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një takim virtual me gazetarët theksoi se javën e ardhshme Qeveria do të vendosë për hapjen e kufijve.

Lajme

28/05/2020 15:33

Sipas tij, kjo datë është akoma e pa definuar pasi që akoma janë duke vazhduar konsultimet me vendet fqinje si Shqipërinë, Kosovën, Bullgarinë dhe Greqinë.

Filipçe potencoi dy çështje për të cilat po diskutohet me Qeveritë e vendeve të rajonit: hapja e kufijve më 15 qershor pa pasur nevojë të kryhen teste për COVID-19 dhe shtetasit nga vendet fqinje derisa kanë nevojë për hospitalizim kjo ti mundësohet pa pagesë. /Alsat-M