Maqedonia e Veriut – Kosova, ndeshja luhet pa tifozë për shkak të koronavirusit

Ndeshja gjysmëfinale e play-off të Ligës së Kombeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të luhet pa tifozë, në stadiumin 'Tose Proeski'.

Sport

10/03/2020 15:02

Lajmi.net mëson se qeveria maqedonase ka marrë vendim që ndeshja e 26 marsit të zhvillohet pa praninë e tifozëve.

Lajmi do të zyrtarizohet pas pak, kur Ministria e Shëndetsisë së Maqedonisë do të mbajë një konferencë për shtyp.

Kujtojmë se të gjitha biletat për këtë ndeshje janë shitur, por Federata maqedonase paralajmëroi që në rast se ndeshja do të luhet pa tifozë, të gjitha paratë do të kthehen.

Maqedonia e Veriut është një nga shtetet e Ballkanit ku ka filluar përhapja e shpejt e koronavirusit, ndërsa kjo masë merret për ta parandaluar zgjerimin e kësaj epidemie. /Lajmi.net/