Maqedoni, rrahen kryetari i Bashkësisë Islame me myftiun e Shkupit

Kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Sylejman Rexhepi dhe myftiu i Shkupit, Ibrahim Shana janë përfshirë në një rrahje në parkingun afër Operës së Baletit në Maqedoni.

Lajme

27/04/2015 13:57

Sipas gazetës maqedonase “Dnevnik”, kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë kishte reaguar pas dorëzimit të një mirënjohjeje për myftiun e Shkupit.

Incidenti kishte vazhduar në parking, ku kryemyftiu Rexhepi kishte goditur Myftiun Shana.

Përçarje të këtilla ka pasur edhe më herët mes krerëve të Bashkësisë Islame të Maqedonisë.