Maqedoni, publikimi i karikaturave të Profetit Muhamed dënohet me burg

Gazeta Dnevnik e Shkupit shkruan se nëse në Maqedoni në media do të publikoheshin karikaturat e profetit të myslimanëve, Muhamedit,  atëherë ajo do të dënohej sipas ligjit për nxitje të urrejtjes fetare.

Lajme

14/01/2015 17:57

Sipas kësaj gazete, kushtetuta e Maqedonisë ka paraparë dënim me burg prej 1 deri në 5 vjet për ata persona që nxisin urrejtje fetare siç është popullata në Maqedoni, ku gjysma e banorëve të shtetit janë besimtarë myslimanë dhe do të provokoheshin rëndë.

Kushtetuta është decidive kur thotë se çdokush do të dënohet nëse nxit në çfarëdo forme urrejtje fetare dhe etnike, transmeton Ina.