Maqedoni, paralajmërohen protesta të reja të shqiptarëve

Pas protestave dramatike që u zhvilluan të premten dhe të shtunën në Shkup, nëpër rrjetet sociale po shpërndahen ftesa për protesta që pritet të mbahen gjatë së dielës (sot) në shumicën e qyteteve të banuara me shqiptarë.

Lajme

06/07/2014 10:21

Protestat pasojnë dhunën policore ndaj protestuesve shqiptarë dhe vendimin e Gjykatës Themelore në Shkup, e cila shpalli fajtorë dhe dënoi me burg të përjetshëm gjashtë shqiptarë të akuzuar për vrasjen e pesë maqedonasve dy vjet më parë.

Si njofton agjencia Ina, Ambasada Amerikane, Zyra e Bashkimit Evropian, misionet e NATO-s dhe të OSBE-së në Shkup, përmes një komunikate të përbashkët theksojnë të drejtën për të protestuar në mënyrë të qetë dhe dënojnë sjelljet e dhunshme.

Diplomatët perëndimorë bëjnë thirrje për dialog midis qytetarëve dhe politikanëve, që do të rezultonte me qetësimin e marrëdhënieve ndëretnike në vend.