Maqedoni, mbi 3000 vajza shqiptare me mbi 35 vjeç ende të pamartuara

Në Maqedoni është paraqitur një fenomen shqetësues te shumë familje shqiptare. Më shumë se 3000 vajza shqiptare kanë mbetur të pamartuara.

Lajme

18/02/2015 13:57

Këto vajza jetojnë më shumë në afërsi të qyteteve të ndryshme si në Tetovë, Kumanovë, Gostivar, Shkup, por ky problem për shkak të ndjeshmërisë së madhe nuk bisedohet në opinion por ruhet si “top secret” thonë burime konfidenciale për “Zhurnal” .

Fshatrat e Kumanovës, Shkupit dhe Tetovës kanë numrin më të madhe të vajzave mbi moshën 35 vjeçare. Një nga arsyet se pse këta vajza nuk janë martuar me kohë, flitet se është çështja e fatit të rëndë. Mirëpo nga ana tjetër, thuhet se shumica e këtyre vajzave kur kanë qenë në moshën 20-30 vjeçare kanë zgjedhur tepër partnerin e tyre të jetës.

Kanë kërkuar bukurinë, pasurinë dhe profesionin e partnerit. Dhe për shkak të “apetiteve” tepër të mëdha kanë mbetur të pamartuara.

Mirëpo është edhe një faktor tjetër që ka bërë që një pjesë e madhe e vajzave shqiptare të mos arrin të martohen dhe të jenë si “tepricë” në shoqëri.

Faktori i migrimit të djemve në Evropë që martohen me shtetase të huaja ndikon sado pakë në këtë fenomen të çuditshëm shqetësues në shoqërinë shqiptare në Maqedoni, që nuk merret asnjë institucion ose autoritet legjitime.

Këto vajza janë të izoluara dhe ju duhet ndihmë për të tejkaluar këtë sfidë në jetë. /zhurnal.mk.