Maqedoni: Fillon vaksinimi i zjarrfikësve, gazetarëve dhe stafit të kopshteve

Në Maqedoninë e Veriut po vazhdojnë shifrat e larta të personave të vdekur dhe të infektuar me koronavirus, pavarësisht gjithë përpjekjeve të autoriteteve që me masa kufizuese të vejnë nën kontroll situatën.

Lajme

11/04/2021 15:45

Për këtë situatë të krijuar në RMV, gazetarja e Euronews Albania, Ferikan Iljazi, raportoi nga Shkupi se numri i të infektuar është çdo ditë mbi 1000 dhe numri i viktimave shkon në mbi 50, transmeton Euronews.

Sipas saj, shumica e rasteve janë prekur nga mutacioni britanik, por deri më tani nuk ka mungesa të kapaciteteve spitalore.

“Momentalisht ka mbi 350 vende të lira”, raportoi gazetarja.

Prej ditësh me radhë po vijon edhe vaksinimi i qytetarëve të punësuar në infrastruktura kritike.

Dje janë vaksinuar zjarrfikësit dhe punonjësit e kopshteve dhe çerdheve, ndërsa nesër do të vaksinohen gazetarët dhe punonjësit e tjerë mediatikë mbi 40-vjeç dhe me sëmundje kronike.