Të Infektuar: 1147

Të Shëruar: 874

Të Vdekur: 30

Maqedoni e Veriut: Arrin në 555 numri i të infektuarve me COVID-19

15:03 | 5 Prill 2020

Maqedonia e Veriut ka regjistruar numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus që nga paraqitja e sëmundjes, COVID-19 në këtë shtet.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 72 raste të reja me këtë sëmundje, ndërkohë që dy persona kanë ndërruar jetë, një 56-vjeçar nga Kumanova dhe një tjetër i moshës 63-vjeçare nga Llabunishta e Strugës.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, tani numri i të infektuarve ka arritur në 555 ndërsa i të vdekurve në 18, thuajse të gjithë të moshës mbi 60 vjeç, të cilët kanë vuajtur edhe nga sëmundje tjera kronike.

Gjendja më e rëndë paraqitet në Shkup me 235 të infektuar dhe Kumanova me 114 e cila që nga e premtja është në izolim prej 56 orësh, apo deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit, raporton REL.