Maqedonci tregon nëse FSK-ja monitoron infrastrukturën kritike me dronët “Bayraktar”
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka intensifikuar monitorimin dhe patrullimin e infrastrukturës kritike në vend. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë një interviste në FIVE të Dukagjinit, theksoi se këto masa janë ndërmarrë si pjesë e përpjekjeve për të garantuar sigurinë e infrastrukturës kritike të vendit, veçanërisht pas sulmit të fundit ndaj kanalit të…

Lajme
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka intensifikuar monitorimin dhe patrullimin e infrastrukturës kritike në vend.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë një interviste në FIVE të Dukagjinit, theksoi se këto masa janë ndërmarrë si pjesë e përpjekjeve për të garantuar sigurinë e infrastrukturës kritike të vendit, veçanërisht pas sulmit të fundit ndaj kanalit të Ibër-Lepencit, në Zubin Potok.
Ai shtoi se patrullimet përfshijnë të gjitha aspektet kritike të infrastrukturës për të mbështetur Policinë dhe KFOR-in, të cilët janë të angazhuar në ruajtjen e sigurisë në veri të vendit.
“Fokusi ka qenë, ruajtja në kuptimin e monitorimi dhe patrullimit të infrastrukturës kritike dh në veçanti fokus duke u lidhur edhe me sulmin ka qenë të infrastruktura që ndërlidhet me ujërat dhe kanalin e Ibër-Lepencit. Më saktësisht njësitet e FSK-së pas një analizë që kemi bërë më shtabin e përgjithshme janë orientuar që të kryejnë detyrat e patrullimi dh epika të vëzhgimit përgjatë kanalit Ibër-lepenc nga Obiqli deri në Mitrovicë. Si dhe të gjitha pendat e liqeneve artificiale. Por edhe patrullime të tjera.
Të gjitha ato që lidhen me aspektin e energjisë elektrike dhe me aspektin e furnizimit me ujë… më qëllim që t’i mundësojmë KFOR-it dhe Policisë që të jene të përqendruar në katër komunat e vendit dhe në anën tjetër, ne të krijomë një ambient më të sigurt në pjesë tjetër të Kosovës”, ka thënë Maqedonci.
I pyetur nëse dronët Bayraktar po përdoren për monitorimet e infrastrukturës kritike, Maqedonci ka thënë se përdorin dronët Bayraktar në mënyrë të rregullt, duke shtuar se jo gjithmonë mund të shpallen për publikun detajet e operacioneve që realizohen me këta dronë.
“Ne operojmë më Bayraktar në baza të rregullta… në këtë aspekt vëzhgimin me Bayraktar e bëjmë bazuar në planet dhe urdhrat q lëshohen nga shtabi i përgjithshëm. Normalisht që jo gjithherë për publikun mund të ndahet për publikun ajo që realizojmë dhe zhvillojmë më Bayraktar. Për këtë koordinohemi në vazhdimësi edhe me komandën e KFOR-it”, ka thënë Maqedonci.